📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
900 0 1779536637x900 0 1777737098ximages 19 379

Bordi i Transparencës në mbledhjen e sotme ka vendosur ndryshimin e çmimeve tavan të shitjes për nënproduktet e naftës në tregun vendas.

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i gazoilit standard SSH EN 590 është përcaktuar jo më shumë se 183 lekë/litri, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 171 lekë/litër.

Për benzinën, çmimi i shitjes me pakicë është vendosur jo më shumë se 170 lekë/litri, ndërsa ai me shumicë jo më shumë se 158 lekë/litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot në orën 14:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës së Bordit të Transparencës, ku do të pasqyrohen ndryshimet e tregut.

Bordi u bën thirrje operatorëve të tregut të naftës që të zbatojnë vendimet në fuqi, ndërsa paralajmëron masa administrative deri në pezullimin e aktivitetit në rast shkeljesh.

Në mbledhjen e datës 10 qershor, çmimet tavan ishin më të larta, përkatësisht 188 lekë/litri për gazoilin në pakicë dhe 171 lekë/litri për benzinën.

Sa i përket gazoilit për peshkim, në bazë të përjashtimeve ligjore nga taksat dhe akciza, çmimi i tij rezulton 88 lekë/litri, sipas metodologjisë në fuqi.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights