Mes krizës financiare dhe dëshirën për tu rikthyer sërish në majë, Barcelona investojë jo pak këtë merkato verë, madje duke rrezikuar shumë teksa shitën edhe asete të rëndësishme.

Në fushë, të gjithë blerjet e verës, me në krye Robert Lewandowskin patën efekt të menjëhershëm teksa po kryesojnë La Liga-n.

Drejtuesit e klubit blaugrana kanë përpiluar që tani idenë e tyre për merkaton e verës, dëshirojnë të investojnë sa më pak para kesh, duke piketuar lojtarë që mund të transferohen falas.

 
Sport

Sipas të përditshmes spanjolle Sport: Barcelona ka vendosur në listën e dëshirave katër lojtarë, në krye të kësaj liste pa diskutim qëndron Leo Messi.

“Pleshtit” i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni, nëse vendos të rikthehet te Barcelona, këtë do ta bëjë falas, ashtu siç u largua.

Jo vetëm Messi, në listën e dëshirave gjejmë edhe emra si Dalot, Inigo Martinez dhe Jorginjo.

Mesfushori i Chelsea është një tjetër prioritet, pasi dhe dëshira e lojtarit është të largohet nga Londra.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights