📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Taylor

Dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce në Madison Square Garden mund të hyjë në histori si një nga më të shtrenjtat ndonjëherë, për shkak të kostos së lartë të marrjes me qira të këtij ambienti ikonik.

Arena e famshme në New York City kushton rreth 1 milion dollarë në ditë, sipas medias Page Six, ndërsa thuhet se çifti e ka rezervuar për të paktën tre ditë.

Sipas raportimeve, çifti do të ketë nevojë për disa ditë shtesë për përgatitjen dhe çmontimin e eventit madhështor, i cili pritet të zhvillohet rreth fundjavës së 3 korrikut.

Edhe pse Taylor Swift ka një histori të gjatë me koncerte të shitura “sold out” në Madison Square Garden, nuk ka përfituar zbritje për këtë rezervim.

Burime pranë çiftit kanë thënë se këngëtarja e “Love Story” ka zgjedhur këtë vend për dasmën për shkak se privatësia ka qenë prioritet absolut për të dy.

Madison Square Garden, që nuk ka evente të planifikuara nga 29 qershori deri më 6 korrik, njihet për hyrjet e shumta dhe sigurinë e lartë, duke e bërë një hapësirë ideale për evente të mbyllura dhe ekskluzive.

Organizatorja elitare e dasmave, Sonal Shah, ka vlerësuar se kjo dasmë mund të kushtojë nga 10 deri në 20 milionë dollarë.

Ajo shpjegon se një event në një nga ambientet më ikonike në botë nuk përfshin vetëm qiranë, por edhe sigurinë, stafin, prodhimin, ushqimin dhe humbjen e të ardhurave nga evente të tjera që mund të zhvilloheshin aty.

Sipas saj, kur shtohen të gjitha këto elemente, një dasmë në Madison Square Garden mund të shndërrohet shumë lehtë në një nga më të shtrenjtat në histori.

Çifti dhe familjet e tyre kanë mbajtur detajet e dasmës në fshehtësi, ndërsa thuhet se ftesat janë bërë edhe me telefonata.

Mes të ftuarve pritet të jenë Karlie Kloss, Gigi Hadid dhe Selena Gomez, ndërsa bëhet e ditur se aktori Miles Teller dhe bashkëshortja e tij Keleigh Sperry nuk janë në listën e të ftuarve.

Taylor Swift dhe Travis Kelce janë një nga çiftet më të përfolura në botë, të cilët nisën lidhjen e tyre në vitin 2023 dhe tërhoqën menjëherë vëmendjen e mediave dhe fansave.

Pas rreth dy vitesh romancë, çifti u fejua në vitin 2025, duke kurorëzuar një histori dashurie që është ndjekur nga miliona njerëz në mbarë botën dhe që ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights