📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Images

Rritja e temperaturave gjatë muajve të verës mund të përbëjë një sfidë serioze për pacientët me sëmundje kardiovaskulare, duke rritur rrezikun e komplikacioneve.

Mjekët e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” apelojnë për më tepër kujdes me zemrën, gjatë ditëve të nxehta të kësaj stine.

Prof. asc. Daniela Teferiçi, mjeke kardiologe, jep këshilla se si të mbrohet shëndeti i zemrës gjatë ditëve të nxehta, që sa i përket shifrave, në popullatën shqiptare mban vendin e parë për sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë prej sëmundjeve kardiovaskulare.

Mjekja Teferiçi ka renditur si faktorë rreziku, duhanin dhe jetën sedentare, të cilët i bëjnë dëmet gradualisht dhe kjo mund të jetë arsyeja që njerëzit nuk janë shumë të sensibilizuar.

“Yndyrnat e larta, nuk shkaktojnë dhimbje apo shqetësime te tjera, por në një afat të gjatë, shkaktojnë sëmundje. Diabeti mund të mos japë fare shqetësime, por diabeti dihet se, është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundje kardiovaskulare, sepse dëmton enët e gjakut kudo që ndodhen”, u shpreh kardiologia.

Ajo vuri theksin tek parandalimi, që është trajtimi në kohë dhe korrekt, i faktorëve të rrezikut. Personat më të rrezikuar janë ata që kanë trashëgimi, por kur gjeneve u shtohen edhe këta faktorë rreziku, shfaqja e sëmundjes vjen më shpejt.

Ankesa tipike e personave me bllokime të enëve të gjakut është dhimbja e gjoksit, e cila e shtrëngon, e mbyt, që përhapet deri në shpinë apo edhe në nofull. Kjo ndodh kur nxiton hapin, ose kur vrapon dhe mund të ketë marrje fryme.

Daniela Teferiçi thotë se këto janë shenja që nuk duhen neglizhuar, por duhet shkuar menjëherë tek mjeku.

Këshilla kryesore që jep mjekja është të qenit korrekt me mjekimin dhe mos të ndërpritet kur ndiheni mirë dhe nuk keni shqetësime. Ajo rekomandon që të evitohet ekspozimi në pikun e të nxehtit si dhe të bëhet modifikimi i dozave të medikamenteve në varësi të tensionit.

Të tjera këshilla me rëndësi janë: të jeni fizikisht aktivë, të ushqeheni mirë, të mos jeni mbipeshë, të trajtoni hipertensionin, të trajtoni yndyrnat si dhe të bëhen kontrolle periodike, për të shtyrë sa më shumë shfaqjen e sëmundjes.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights