📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
9760536b 0d4c 4ad1 849f 91a671e8082a 696x464

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në kuadër të një vizite zyrtare në në SHBA, vizitoi Parlamentin e Shtetit të Nju-Xhersit, ku u mikprit nga Guvernatorja e Shtetit të Nju-Xhersit, Mikie Sherrill si dhe nga gjeneral brigade i Forcave Ajrore të SHBA Yvonne L. Mays – Adjutante e Përgjithshme e Shtetit të Nju-Xhersit dhe Komisionere për Çështjet Ushtarake.

Kjo vizitë përbën ndalesën e parë në kuadër të aktiviteteve të organizuara për 25-vjetorin e partneritetit të suksesshëm ndërmjet Shqipërisë dhe Gardës Kombëtare të Nju-Xhersit, një bashkëpunim që ka kontribuar ndjeshëm në forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes, sigurisë dhe ndërveprueshmërisë ndërmjet dy vendeve aleate.

“Partneriteti strategjik me SHBA mbetet një nga shtyllat kryesore të politikës sonë të sigurisë dhe mbrojtjes. Shqipëria do të vazhdojë të jetë një aleate e besueshme, duke kontribuuar me përgjegjësi për paqen, stabilitetin dhe sigurinë e përbashkët”, theksoi ministri Nufi në një postim në rrjetet sociale.

Përgjatë kësaj jave në SHBA, ministri Nufi do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh në Nju-Xhersi në kuadër të 25-vjetorit të Programit të Partneritetit Shtetëror, ndërsa do të udhëtojë edhe në Uashington për takime dhe bisedime dypalëshe në fushën e mbrojtjes

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights