Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka vijuar sot me denoncimet për bashkinë e Vaut të Dejës, teksa tha se kjo bashki ka alokuar 741 mln lekë për një kompani private për të pastruar territorin.

Sipas Boçit, më parë bashkia e bënte pastrimin me 100 mln lekë, ndërsa kontrata me firmën është mbi 200 mln lekë.

“Vazhdojmë edhe sot paraqitjen e fakteve korruptive nga bashkia e vogël, por me korrupsion të madh të Vaut të Dejës.

741 mln lekë i ka alokuar bashkia një firmë private për të pastruar territorin me një kontratë 3 vjeçare.

Komuniteti ka protestuar para kontratës, por qëndrimi i tyre ka rënë në vesh të shurdhër.

Bëhet fjalë për kontratë shërbime pastrimi, e cila kryhej nga bashkia pararendëse me rreth 100mln lekë në vit.

E bënte vetë bashkia, pra me gjysmën e shumës që ka faturuar kryebashkiaku socialist Mark Babani. Kontrata është 200 mln e më shumë”, tha Boçi.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights