Qyteti i Klosit është tronditur mesditën e sotme, pasi një 17 vjeçar është vrarë me armë zjarri, ndërsa të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur, mes të cilëve edhe babai i viktimës.
Të plagosurit janë nisur drejt spitalit të Burrelit, ndërsa thuhet se babai i viktimës është në gjendje të rëndë.
Ai është identifikuar si Danjel Hasula. Sakaq autor i ngjarjes dyshohet se është një nga person nga fisi Mjeshtri.
Ndërkohë, është mësuar se konflikti ka ndodhur mes dy fiseve, Mjeshtri dhe Hasula, një konflikt ky që thuhet se ka qenë i vazhdueshëm.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Burrelit.
Policia dhe ambulanca kanë mbërritur me vonesë në vendngjarje, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e kësaj tragjedie.
Pritet reagimi zyrtar i policisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arsyes së kësaj tragjedie të rëndë që i mori jetën një të riu dhe la të plagosur disa persona të tjerë.