Gjatë ditës së sotme priten reshje me intensitet mesatar në qarqet Shkodër dhe Lezhë. Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave në qarkun Kukës parashikohen reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, të shoqëruara me shtrëngata. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të luhaten si më poshtë:
Në bregdet: nga 18°C deri në 28°C
Në zonat e ulëta: nga 17°C deri në 31°C
Në zonat malore: nga 11°C deri në 25°C
Ndërkohë era do të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Në bregdet dhe në zonat malore priten intervale me erë të fortë.
