📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Otp grabitja

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me grabitjen e ndodhur mesditën e sotme në një filial të OTP Bank Albania në Tiranë.

Autori ka mbërritur pranë bankës me një skuter nga drejtimi i kryqëzimit të Komunës së Parisit.
Ai e ka lënë mjetin jashtë ambienteve të bankës dhe ka hyrë menjëherë brenda, ku nën kërcënimin e një sendi që dyshohet të ketë qenë armë ka marrë një shumë parash.

Pas grabitjes, autori është larguar me shpejtësi në drejtim të rrugës “Sulejman Delvina” dhe më pas drejt ish-Bllokut.

Njoftimi:

“Rreth orës 12:26, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke dhe, dyshohet se në kërcënimin e një sendi në dukje armë, ka marrë një shumë parash.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights