Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se vendi ynë ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Sipas parashikimit, moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira mesatare kalimtare gjatë orëve të mesditës dhe pasdites në zonat malore të veriut dhe lindjes së vendit.
Në malësitë e veriut priten reshje të dobëta dhe afatshkurtra shiu në formën e pikave.
Era do të fryjë nga drejtimi perëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 9 m/s, ndërsa në dete parashikohet valëzim i forcës 1-2 ballë.
