Kryeministri Edi Rama teksa foli për situatën në Zvërnec, e cila solli protesta që u mbajt edhe në Tiranë, një ditë më parë.
“Është diçka krejt tjetër lërini të mbarojnë punën pastaj gjykoni, nëse nuk do ju pëlqejë projekti shkoni dhe merrini me guna përmbi tela. Në fund fare nuk mund ta lëmë këtë debat të bëhet për një kompani private hajvanësh që na morën fytyrën të gjithëve. Edhe pse unë nuk do isha aq i lumtur kur i shikoj ato pamje që i shpërndan bota.
Ky nuk është debat as për Shefqet Kastratin q të jemi të qartë. Është debat për Shqipërinë dhe për çfarë Shqipëri duam nesër. A e mbajmë dot sfidën e një gjëje të madhe,
Është projekt i madh dhe ka rrsqet e veta. A jemi gati të punojmë për këtë, kjo është sfida jonë dhe për këtë duhet të angazhohemi. Nuk kemi asnjë luftë apo dilemë lidhur me ata që protestojnë me ju që ju drejtohem gjatë gjithë kohës. Me ju nuk kam parasysh Fatos Lubonjës, e kam pasur mik dhe më vjen keq për të. Më vjen keq edhe për ju që të shkoni pas tij sepse është e pavërtetë, tërësisht e pavërtetë.
Për të dhënë të gjitha porositë e duhura nëse investime do të shkojë përpara.
Për Sazanin po kemi detyrë të ju informojmë. Nuk mund të bëhet një gardh shumë i shëmtuar, një akt skandaloz i një roje sigurie , pleshti që djeg gjithë jorganin, kompania e mori dënimin e vet të plotë. Ata që vunë telat me gjemba do ta paguajnë dhe ne do vazhdojmë përpara. Mos harroni ditën që do më shkonte në mendje të ju tradhtoja do largohesha kokëulur dhe nuk do rrija më këtu. Ndajeni mendjen si doni të vazhdojmë
