Shoqëritë e transportit qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës po përfitojnë kompensim financiar në masën 50 lekë për litër karburanti për konsumet e realizuara gjatë periudhës mars-maj 2026.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri të ditur se masa zbatohet në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave dhe synon të mbështesë operatorët e transportit publik në përballimin e kostove të aktivitetit.
Sipas njoftimit, vlera totale e fondit të parashikuar për këtë skemë mbështetëse arrin në 250 milionë lekë.
Subjektet përfituese duhet të paraqesin kërkesat pranë Drejtorive Rajonale Tatimore përkatëse, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 1 gusht 2026.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u bëri thirrje të gjitha shoqërive që plotësojnë kriteret e përcaktuara të aplikojnë brenda afateve ligjore për të përfituar kompensimin financiar.

