📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 17

Partia Demokratike ka gati një paketë me tre nisma ligjore mbi kriteret e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Kështu deklaroi sot, 26 maj, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili nuk hezitoi me akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë sa i takon procesit të negociatave. Ai u shpreh se opozita nuk do të humbasë më kohë me retorikë boshe, por do të konkretizojë në ditët në vijim akte ligjore në bazë të kushteve që ka vënë BE.

“Edi Rama përjashton shqiptarët dhe opozitën nga tryeza e negociatave sepse kërkon të fshehë të vetmen të vërtetë sot, Shqipëria po hyn në fazën më të rëndësishme të procesit me më shumë kushte dhe me më shumë mosbesim. As fotografitë e as shampanja e propagandës nuk e kursejnë të vërtetën se vetëm për grup-kapitullin ‘Themeloret’, BE i vendosi Shqipërisë në raportin e miratuar pak ditë më parë, plot 34 kushte shtesë. Të gjitha më të rënda, asnjë lehtësim”, deklaroi Bardhi.

Sipas tij, për herë të parë, Bashkimi Europian ka kthyer në kushte zyrtare çështje që lidhen drejtpërdrejt me mënyrën se si po qeveriset vendi.

“BE kërkon zyrtarisht parandalimin e rrjetit të patronazhimit dhe përdorimin e pushtetit institucional si mjet presioni elektoral”, theksoi demokrati.

Përmes komisioneve hetimore, tha ai, BE kërkon mbikëqyrjen efektive të veprimeve të qeverisë.

Kjo deklaratë nga kampi blu vjen në moment të rëndësishëm për vendin tonë. Pasditen e kësaj të marte do të mbahet Konferenca e 8-të Ndërqeveritare në Bruksel.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights