Dy persona në Vlorë janë përplasur fizikisht ditën e sotme. Shkak i përplasjes mes dy personave është bërë një konflikti për pronat. Ndërsa theksohet se disa persona të tjerë janë shoqëruar në polici.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”, në një qendër
interneti, 2 shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe gjatë konfliktit
shtetasi A. M., rreth 55 vjeç, për shkak të dhunës fizike (goditjeve me
grushte), ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Nga veprimet e shpejta është bërë identifikimi i autorit dhe
vijon puna për kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për
sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
https://www.facebook.com/blueledED/