Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë ditën e hënë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash më të theksuara në juglindje.
Reshjet e shiut parashikohen të dobëta dhe në formë pikash në male në juglindje ndërsa pjesa tjetër e territorit parashikohet pa reshje shiu.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi 6m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës pritet të arrijë shpejtësi 15m/s, me valëzimin në det të forcës 1-3 ballë.

