📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Marta koss mali zi

Në ceremoninë festive të 20 vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi komisionerja për zgjerimin Marta Kos tha se anëtarësimi në BE kërkon solidaritetit dhe përgjegjësi të përbashkët mes palëve politike në secilin shtet kandidat.

“Askush nuk bëhet anëtar i Bashkimit Evropian pa përpjekje të mëdha, pa vendosmëri dhe unitet edhe më të madh kombëtar deri në fund të atij udhëtimi. Mbi të gjitha, kjo nënkupton solidaritet dhe përgjegjësi të përbashkët. Është një premtim se pavarësisht dallimeve tuaja, ju i përkisni të njëjtit komunitet dhe pranoni përgjegjësinë për njëri-tjetrin. Një premtim se do ta rregulloni bashkërisht jetën tuaj përmes ligjeve. Se do ta mbroni lirinë dhe sigurinë e njëri-tjetrit, se më i forti do të kujdeset për më të dobëtin dhe se rritja e prosperitetit do t’u sjellë dobi të gjithëve”, tha Marta Kos.

Kos u shpreh një Evropë e bashkuar mund të ndihmojë në “shërimin e plagëve të së kaluarës” ne Ballkanin Perendimor.

Sipas saj tani po merr formë hartimi i Traktatit për Anëtarësimin e Malit të Zi në BE si nxitje për të përshpejtuar reformat e mbetura.

Kryeministri malazez Spajic ishte optimist për anëtarësimin e vendit të tij në vitin 2028 në familjen evropiane.

“Kjo është beteja jonë për një Mal të Zi evropian dhe brezat që do të vijnë. Ajo shkon përtej politikës ditore dhe partisë, identitetit dhe të gjitha ndarjeve të tjera. Historia nuk troket dy herë në të njëjtën derë. Prandaj, le te ecim së bashku”, tha Milojko Spajic.

Spajić tha se referendumi i vitit 2006 për statusin e Malit të Zi ishte i madh, por vetëm hapi i parë në ndërtimin e këtij shteti.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights