Kampioni i boksit të Vllaznisë, Asmer Bilali, i cili është një nga 6 të arrestuarit e operacionit Metamorfoza, ka kërkuar lirimin nga qelia në Apelin e GJKKO.
Ai ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që dha masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij.
Anëtari i grupit “Bajri” u vendos në pranga pas megaoperacionit të SPAK ku u lëshuan 15 urdhër-arreste, pasi përgjimet nga aplikacioni “SKY” nxorrën zbuluar lidhjet e krimit me politikën në vend.
Gjatë operacionit të shtrirë në disa qytete të vendit u arrestuan Oltion Bistri, biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe prokurori e Kukësit, Xhevahir Lita.
Asmer Bilali, është me precedentë penalë të mëparshëm, pasi është arrestuar nga policia e Shkodrës si autori dyshuar kryesor për plagosjen e Hermes Beqirit në një nga lokalet e qytetit.
Ai ka qenë personi kryesor i dyshuar për plagosjen e Hermes Beqirit në një lokal në Shkodër në vitin 2017. Për këtë ngjarje ai u arrestua në fshatin Grudë ku ishte larguar me motorin e tij për t’ju fshehur policisë.
Në total në hetim për dosjen “Metamorfoza” janë 16 persona, të cilët duke bashkëpunuar si një grup i strukturuar kriminal organizuan dhe finalizuan vrasjen e Gjin Boriçit në gusht 2020 në Vau Dejës dhe përgatiten terrenin për të vrarë edhe Ibrahim Licin, Dorian Dulin dhe Genc Tafilin, por nuk ia dolën.
Atij iu gjet edhe një armë tip pistoletë që mendohet se është përdorur për kryerjen e krimit.