📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Ebola congo

Alarm për përhapjen e Ebola në Afrikë, pasi një mjek amerikan rezultoi pozitiv me virusin vdekjeprurës gjatë një misioni humanitar në Kongo dhe u transportua me urgjencë në Gjermani për trajtim të specializuar.

Sipas autoriteteve shëndetësore amerikane, mjeku ishte pjesë e një ekipi misionarësh mjekësorë që punonte në zonat e prekura nga shpërthimi i Ebolës në Kongo. Ai shfaqi simptoma gjatë fundjavës, duke detyruar autoritetet amerikane të organizonin menjëherë transferimin e tij në Gjermani.

Dr. Satish Pillay, menaxher i incidenteve të Ebolës në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, deklaroi se gjashtë persona që kanë pasur kontakte të afërta me mjekun ndodhen ende në kryeqytetin kongolez, Kinshasa, por deri tani nuk kanë shfaqur simptoma.

Autoritetet amerikane po shqyrtojnë mundësinë që grupi të transferohet në një strukturë karantine të sigurt, ndoshta në një bazë ushtarake në Gjermani, megjithëse kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Ndërkohë, situata në Afrikë vazhdon të përkeqësohet. Sipas Qendrës afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve., në Republikën Demokratike të Kongos janë regjistruar të paktën 100 viktima dhe më shumë se 390 raste të dyshuara me Ebola.

Edhe në Uganda janë konfirmuar dy raste dhe një viktimë. Autoritetet shëndetësore kanë bërë të ditur se varianti aktual i virusit, i njohur si Bundibugyo, nuk ka ende vaksinë apo trajtim të miratuar.

Për shkak të rrezikut të përhapjes ndërkombëtare, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur shpërthimin e Ebolës emergjencë ndërkombëtare shëndetësore.

Kreu i Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Jean Kaseya, u bëri thirrje qytetarëve të respektojnë masat e shëndetit publik, përfshirë procedurat e sigurta gjatë funeraleve të viktimave.

Nga ana tjetër, SHBA-ja ka nisur zbatimin e masave të reja parandaluese. CDC deklaroi se rreziku për popullsinë amerikane mbetet relativisht i ulët, por po forcohen kontrollet për udhëtarët që vijnë nga zonat e prekura.

Masat përfshijnë kontrolle shtesë në aeroporte, gjurmimin e kontakteve të pasagjerëve dhe kufizime hyrjeje për shtetasit jo-amerikanë që kanë qenë në Kongo, Ugandë ose Sudanin Jugor gjatë 21 ditëve të fundit.

Gjithashtu, autoritetet amerikane kanë lëshuar një paralajmërim udhëtimi të Nivelit 4 për zonat e prekura në Kongon lindore, niveli më i lartë i alarmit për sigurinë dhe shëndetin publik.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights