Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, ndodhet në Baku, Azerbajxhan, ku po merr pjesë në Forumin Botëror Urban 2026, (World Urban Forum 2026), një nga platformat më të rëndësishme ndërkombëtare kushtuar zhvillimit urban, strehimit dhe qëndrueshmërisë së qyteteve.
Forumi, i organizuar nën kujdesin e Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, bën së bashku liderë botërorë, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, ekspertë dhe politikëbërës për të diskutuar mbi sfidat dhe zgjidhjet që lidhen me urbanizimin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe të ardhmen e qyteteve.
Zëvendëskryeministrja do të ndajë eksperiencën e transformimit urban të Tiranës dhe zbatimin e programit kombëtar “Rilindja Urbane”.
Zëvendëskryeministrja do të prezantojë prioritetet e Shqipërisë për zhvillimin urban të së ardhmes, të fokusuara në forcimin e rezistencës ndaj ndryshimeve klimatike, investimet në cilësinë urbane dhe avancimin e iniciativës “Smart City”, përmes përdorimit të teknologjisë dhe sistemeve inteligjente.
