Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ndodhet prej mëngjesit të sotëm në një vizitë zyrtare në Kosovë.
Fillimisht, Marta Kos është pritur në takim nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Pas këtij takimi, Kos është pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Përveç një takimi me dyer të mbyllura, Kos dhe Kurti do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.

