TIRANË – Një i mitur është plagosur me thikë në Tiranë. Sipas policisë për këtë ngjarje është vënë në pranga K.M, 28-vjeç pasi akuzohet se ka qëlluar me thikë një 15-vjeçar.

I plagosuri ka marrë mjekimin në spital dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kontrollit fizik, 28-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Njoftimi:

 
 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin K. M., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka goditur me mjet presës, për motive të dobëta, një shtetas 15 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit fizik, 28-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights