📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
1778752785 bardhi

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha sot se kryeministri Edi Rama po pengon integrimin evropian të Shqipërisë për interesa politike dhe për të mbrojtur bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku po diskutohet projektrezoluta për procesin e integrimit, Bardhi theksoi se propaganda e qeverisë nuk përputhet me realitetin që, sipas tij, shohin vendet e Bashkimit Europian.

Ai tha se kryeministri po përdor integrimin europian si propagandë politike dhe se premtimet për anëtarësim në vitin 2030 apo “pasaportën europiane” janë mashtrime.

“Me një sharlatanizëm të mjerueshëm politik, në zgjedhje u premtoi shqiptarëve pasaportën e Bashkimit Europian. Ju kujtohet, besoj, që prezantonte pasaportën e Shqipërisë sikur Tirana të ishte anëtare e BE-së. Para pak muajsh, e harroi premtimin dhe na tha se disa vende të Bashkimit Europian nuk na duan. Disa javë më parë, firmosi me presidentin e Serbisë tërheqjen nga anëtarësimi i plotë dhe i menjëhershëm në Bashkimin Europian. Ndërsa sot ka sjellë këtë raport, ku letra është shumë larg nga realiteti”, tha Bardhi.

Bardhi tha se mazhoranca ka penguar kontrollin parlamentar dhe ka mbrojtur ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku nga hetimet e SPAK, duke mos i hequr mandatin e deputetes.

Bardhi theksoi se në raportet e qeverisë “gjithçka duket perfekte”, ku drejtësia paraqitet si e pavarur, korrupsioni si i luftuar, institucionet në forcim dhe media e lirë, teksa shtoi se “Europa nuk është propagandë për reformën në drejtësi. Europa është barazi përpara ligjit”.

“Europa nuk është një parlament memec dhe noter i qeverisë. Europa është llogaridhënie, është të lejosh opozitën të ngrejë komisione hetimore, është të mos u fshihesh interpelancave. Është të respektosh të drejtat e opozitës. Në fakt, Europa është të mos trajtosh si dele as kolegët e mazhorancës dhe as të ndërsesh kundër opozitës kryetarin e Kuvendit.

“Ky raport për integrimin që qeveria ka paraqitur sot fsheh një të keqe shumë të madhe. Kjo qeveri po përpiqet ta shesë stabilitetin si zëvendësim të demokracisë. Po përpiqet t’i thotë Europës: mbyllni sytë përpara korrupsionit, kapjes së shtetit, presionit mbi mediet, mungesës së zgjedhjeve reale dhe në këmbim do t’ju japim stabilitet”, tha Bardhi.

Sipas Bardhit, Shqipëria nuk mund të ecë drejt integrimit europian duke kontrolluar drejtësinë, median, administratën, zgjedhjet dhe ekonominë. Ai theksoi se alternativa e opozitës është ndërtimi i institucioneve më të forta se vetë qeveria.

“Ne besojmë se Shqipëria forcohet vetëm kur institucionet janë më të forta edhe se vetë qeveria. Prandaj, alternativa jonë nuk është thjesht rotacioni politik. Alternativa jonë është një Shqipëri ku integrimi europian nuk përdoret më si propagandë për të mbrojtur pushtetin. Apo akoma më keq, të përdoret si monedhë politike për të negociuar heshtjen ndaj korrupsionit dhe degradimit demokratik. Për ne, integrimi europian është standard qeverisjeje. Kjo është edhe arsyeja pse vendit sot i duhet ndryshimi politik.

“Shqipëria nuk ka nevojë vetëm të hapë kapituj me Europën. Ka nevojë të mbyllë kapitullin e pandëshkueshmërisë, korrupsionit dhe kapjes së shtetit”, tha Bardhi.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights