Pjesëmarrja e Izraelit në Eurovision,si në vitin 2024 ashtu edhe tensionet e vazhdueshme deri në vitin 2026 ka shkaktuar një përçarje të thellë midis fansave, artistëve dhe transmetuesve evropianë, duke e kthyer konkursin në një nga edicionet më të politizuara në historinë e tij.
Tensionet u shfaqën në publik të gjysmëfinales së Eurovision Song Contest në Vjenë pasi disa spektatorë protestuan për pjesëmarrjen e Izraelit në konkurs, ndërsa Izraeli garoi në gjysmëfinalen e parë mes një bojkoti nga pesë vende mbi luftën e Gazës.
Transmetuesit publik të pesë vendeve si Spanja, Hollanda, Irlanda, Islanda dhe Sllovenia ,po bojkotojnë ngjarjen e këtij viti, duke e bërë atë më të vogël që nga viti 2003 me 35 hyrje.
Kjo gjithashtu ka shumë të ngjarë të zvogëlojë shikueshmërinë nga 166 milion e vitit të kaluar, më shumë se 128 milion te Super Boël.
Izraeli ishte ndër 10 hyrjet, përfshirë Greqinë dhe Finlandën, që morën pikë të mjaftueshme nga juritë kombëtare dhe një votim publik për t’u kualifikuar në finalen e se shtunës, nga 15 garuesit.
Izraeli garoi me kengen “Michelle”, e interpretuar nga Noam Bettan.
