📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Image

Ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi u nda sot nga jeta në moshën 89-vjeçare.

Pëllumbi ishte një prej figurave themeluese të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe ndër personalitetet më të spikatura të politikës shqiptare në periudhën e tranzicionit. Ai  vlerësohej gjerësisht për integritetin dhe kontributin e tij në vitet ’90.
I lindur në Korçë, ai ndoqi studimet e larta në Universiteti i Shën Petersburgut, ku mori titullin Doktor i Shkencave në letërsi. Karrierën e nisi në fushën akademike si pedagog në Institutin Pedagogjik të Korçës gjatë viteve 1960–1963, duke vijuar më pas në mësimdhënie deri në vitin 1977.
Më tej, u përfshi në strukturat drejtuese të Partia e Punës e Shqipërisë, ndërkohë që ushtroi edhe detyrën e pedagogut në Universiteti i Tiranës.
Me fillimin e ndryshimeve demokratike në vitin 1990, Pëllumbi u emërua nënkryetar i Partisë Socialiste, detyrë që e mbajti deri në vitin 1996. Ai luajti një rol të rëndësishëm në organizimin e fushatave politike të socialistëve, përfshirë kundërshtimin e referendumit për Kushtetutën, si dhe angazhimin për lirimin e Fatos Nano.
Pëllumbi mbahet mend si një ndër deputetët më jetëgjatë të Kuvendit të Shqipërisë, me një kontribut të vazhdueshëm në jetën parlamentare dhe në komisionet kryesore të tij.
Ndarja e tij nga jeta përbën një humbje të rëndësishme për politikën shqiptare dhe për historinë e tranzicionit demokratik në vend.

 

Në një reagim në rrjetet sociale, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, thekson se Pëllumbi i dha vlerë Kuvendit me drejtimin e tij.

“Lamtumirë Profesori ynë i madh Servet Pëllumbi. Sa shumë do donim të të kishim në ditëlindjen e 35-të të Partisë sonë Socialiste, të cilës i dhe shumë nga vlerat e tua në kohë të vështira kur u desh ta drejtoje. Kuvendit të Shqipërisë i dhe gjithashtu vlerë me drejtimin tënd të pazëvendësueshëm”, shkruan Balla.

“U prehsh në paqe Profesor Serveti! Kuvendi i Shqipërisë, Partia Socialiste dhe familja do të njoftojnë në vijim ceremonitë në respekt të këtij njeriu të madh”, përfundon postimi i Ballës.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights