📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Kociu

Zv.kryeministrja Albana Koçiu po merr pjesë këtë të martë, më 5 maj, në konferencën rajonale mbi klimën që po zhvillohet në Tiranë.

“Më lejoni ta nis këtë konferencë me një reflektim shumë të sinqertë. Kur dëgjova për herë të parë titullin e konferencës ‘Të bashkuar për klimën’, mendimi i parë që më kaloi ishte, por kush do të guxonte të dëgjonte një konferencë të ndarë për klimën?! Sigurisht që jemi të bashkuar, duhet të jemi sepse klima nuk na lë asnjë rrugë tjetër.”, tha Koçiu, duke u ndalur më tej tek përmbytjet e fundit në vend, të cilat siç u shpreh ajo “nuk ndaluan në kufi për të pyetur nëse kanë pasaportë”.

Po ashtu duke folur edhe për zjarret e kësaj vere në të gjithë rajonin, Koçiu shtoi se ato nuk “pyetën nëse zjarret ishin malazeze apo shqiptare”.

“Pyetja nuk është nëse ne jemi të bashkuar, por a jemi ne mjaftueshëm të bashkuar dhe a jemi në kohë?”, shtoi zëvendëskryeministrja më tej, duke shtuar se klima nuk mund të qëndrojë më në fund të agjendës.

Koçiu gjatë fjalës së saj foli për tre tema kryesore që sipas saj duhen diskutuar dhe duhet të udhëheqin çdo tryezë në dy ditët e zhvillimit të kësaj konference. Ajo vuri theksin tek financimi.

“E para financimi, sepse pa financim real në shkallën dhe shpejtësinë e duhur, çdo diskutim mbetet thjesht një bisedë e mirë. Financimi i klimës nuk është bamirësi, është investim në sigurinë e përbashkët.

E dyta janë të dhënat, nuk mund të menaxhosh atë që nuk mat dot. Shërbimet hidrometrologjike dhe sistemet e të dhënave janë sistemi nervor i qëndrueshmërisë.

Dhe e treta bashkëpunimi real, jo ai i deklaratave por ai që funksionon vërtet që paralajmëron, reagon, koordinon dhe financon përtej kufijve.”, u shpreh zv.kryeministrja.

Në fund të fjalës së saj, Koçiu u shpreh se Shqipëria nuk merr pjesë në këtë konferencë për të dhënë mësime.

“Aspirata jonë e sotme, ajo çka ne duam të nxjerrim nga kjo konferencë është përveç shkëmbimit të mësimeve të nxëna, të mësojmë nga zbatimet më të mira”, përfundoi numri 2 i qeverisë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights