Shpenzimet, totali në masën 156 miliard lekë, krahasuar me 3-mujorin e parë të vitit 2025, rritje me 5.9%.
45.7 miliard lekë, kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, 3.7 miliardë lekë më shumë se në 3 muajt e parë të 2025-ës.
“Janë disa faktorë për rritjen ekonomike, formalizimi i ekonomisë, ka një xhiro të deklaruar më të drejtë, konsumi i brendshëm që mbetet i fortë, performancë të mirë të sektorit të shërbimit dhe tregtisë”, argumentoi ministri.
Tregu i punës: 13 825 punonjës të rinj. Fashat e pagave, një rritje me 25% krahasuar me marsin e vitit 2025.
Deklarata individuale e të ardhurave (DIVA)
Janë dorëzuar 164 263 deklarata, ose 25% më shumë se në vitin 2025.
77 077 përfitues nga skema për fëmijët nën 18 vjeç.
1.4 miliard lekë është shuma totale e gjeneruar nga sistemi për rimbursim për individët me tepricë kreditore.
Vetëm 670.2 milionë lekë janë kërkuar deri tani për t’u tërhequr si rimbursim monetar.
Në korrik do të realizohet kompensimi i TVSH-së në bujqësi.
5 642 është numri i fermerëve në transaksione me blerësit me TVSH, 20% më shumë krahasuar me 2025-ën.
448 është numri i blerësve me TVSH në transaksione me fermerët, 16.1% më shumë krahasuar me 2025-ën. 113 470 është numri i fermerëve me NIPT.
Shuma potenciale për kompensim për 3 muajt e parë të këtij viti, rreth 400 milionë lekë.
“Jemi duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën, edhe si do të reagojë tregu për rritjen e çmimeve, me rekomandimet e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar që sugjerojnë që qeveria duhet të fokusohet te grupet vulnerabël sa herë marrim masa apo ndërhyjmë në treg”, deklaroi Malaj kur u pyet lidhur me rritjen e shpejtë të çmimeve të karburanteve dhe jo vetëm.
Ministri u pyet edhe për kompanitë që kanë kryer mirëmbajtjen e AKSHI-t dhe procesin e pagesave të kontratave, në një kohë kur dosja e AKSHI-t është nën hetim nga SPAK.
Ai u shpreh se Ministria e Financave alokon buxhetet për të gjitha institucionet buxhetore, ndërsa janë vetë këto institucione që vendosin dhe vlerësojnë për kryerjen e pagesave ndaj furnitorëve, edhe nëse ka shanse që llogaritë bankare të këtyre të fundit të jenë sekuestruar.
Sipas Malajt, ky informacion nuk administrohet nga Ministria e Financave, pasi buxheti shpërndahet në fillim të vitit dhe më pas menaxhimi i shpenzimeve dhe pagesave i takon institucioneve përkatëse.
