Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 3

Një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonat turistike është goditur nga Policia në Dhërmi, ku një 36-vjeçar u kap në flagrancë.

Në pranga u vu shtetasi Eduard PirO, 36 vjeç, banues në Lushnjë. Ai u ndalua në Dhërmi, teksa drejtonte një automjet tip “Volkswagen”. Gjatë kontrollit fizik dhe në automjet, Policia gjeti një sasi të dyshuar Cannabis Sativa, e ndarë në doza dhe gati për shitje.

Hetimet vijuan me kontrollin në banesën e tij në Drimadhë, ku u sekuestruan rreth 450 gramë Cannabis Sativa dhe një sasi Kokainë, gjithashtu të ndara në doza për treg.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lëndët narkotike, automjeti dhe celulari i 36-vjeçarit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Vlorës për veprime të mëtejshme, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për “Prodhimin dhe shitjen e narkotikëve”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights