Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Berisha 3 3 768x444

Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë për shtyp nga selia blu, I ka quajtur pamjet e djeshme në GJKKO ku kreu I partisë së Lirisë Ilir Meta ishte pas kafazit të xhamtë, si pamje që rikthejnë në kujtesë seancat gjyqësore të periudhës komuniste.

Ai ka bërë thirrje për lirimin e Metës, ndërsa ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është ai urdhëruesi p0ër arrestimin, mbajtjen në paraburgim dhe trajtimin që I bëhet kreut ë PL, Meta.

“Trajtimi çnjerëzor I kreut të PL Ilir Meta, akt I hakmarrjes çnjerëzore të Edi Ramës. U paraqit në sallë I mbyllur në kafaz xhami sikur të ishte një terrorist I rrezikshëm. Ky akt çnjerëzor brutal i urdhëruar nga Rama ktheu para shqiptarëve pamjet nga gjyqet e komunizmit. Akt i verbër hakmarrës nuk është një rast I izoluar. Në tetor 2024 me urdhër të Ramës Meta u dorëzuar pa iu paraqitur asnjë fletë arresti, u tërhoq zvarrë. PD dënon me forcë të madhe arrestimin, paraburgimin, qendimin në paraburgim dhe në sallën e gjyqit ndaj Metës me urdhër të Ramës. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tij. I bëjmë thirrje komitetit Anti-Torturë në BE që të reagojë mbi rastin”, tha ai.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights