Kreu i SPAK, Klodian Braho gjatë raportimit të tij para KLP, deklaroi se Prokuroria e Posacme Antikorrupsion ka proceduar 24 zyrtarë të lartë për çështje që lidhen me korrupsionin. Ai deklaroi se korrupsioni në nivel të lartë ngelet ende qetësues.
“Totali i vendimeve në gjykata është rritur ndjeshëm, duke reflektuar stabilizm në çështjet e përfunduara. Gjatë 2025 numri i rekurseve të paraqitura në Gjykatën e Lartë është ulur ndjeshëm për çështjet e hetuara nga SPAK. 59 vendime janë marrë nga GJKKO dhe një nga Gjykata e Lartë.
Për masat e sigurimit, politika institucionale është marrë në konsideratë duke e parë arrestin me burg si masa e fundit.
Për 2025 shumica e veprave lidhen me vepra të korrupsionit dhe pjesa tjetër për kriminalitet.
Për korrupsion është zbatuar masa për 15 persona të arrestuar dhe 5 të tjerë për mungesë.
Lufta kundër korrupsionit, dhe atë në nivelin te lartë, ngelet në nivel shqetësues. Në këtë drejtim SPAK ka shënuar rritje të 18 % të rasteve të reja për çështje korrupsioni.
Aktiviteti i shtuar reflektohet në çuarjen në gjykatë të 6 procedime të reja për zyrtarët e lartë dhe 6 hetime. 18 persona janë dërguar në gjykatë për gjykim, 10 janë dënuar me vendim të formës së prerë. Vlera e pasurive të sekuestruara për zyrtarët e lartë është 1.1 mln euro për 2025-ën, ndërsa për këtë vit 100 mijë euro.”, tha ai.
