Thellohet skandali me gjendjen e Unazës së Poshtme të Burrelit, pasi rruga degradon çdo ditë e më shumë dhe në një pjesë të mirë të gjatësisë së saj ka pësuar shembje dhe fundosje.
Dëmtimet e mëparshme nuk janë rikonstruktuar nga firma kontraktore “Ulza sh.p.k”, duke shkaktuar përkeqësim të gjendjes.
Ekspertët kanë parashikuar ndërtimin e pilotave në një gjatësi 300 metra lineare, por investimi ende nuk ka nisur, duke bërë që mjetet e tonazhit të rëndë të kalojnë akoma përmes rrugëve të brendshme të qytetit të Burrelit.
