Irena gjoka

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), pritej të shqyrtohej kërkesa e Prokurorisë së Posaçme SPAK për pushimin e çështjes së gjyqtares Irena Gjoka. Por kjo seancë është shtyrë.

Raporton se seanca u shty për shkak të mungesës së prokurorit të çështjes dhe kallëzueses Adriana Kalaja.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet në datën 4 maj, ora 11:00.

Hetimet ndaj gjyqtares së posaçme nisën pas denoncimit të bërë nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili në maj të vitit 2025 publikoi një vendim të gjykatës së Janinës që e kishte dënuar atë në fillim të viteve 2000. PD e kall=zoi gjyqtaren në SPAK për falsifikim të vulave dhe formularëve të dekriminalizimit.

Ndërkohë sjellim gjithashtu ndërmend se Gjoka ishte gjyqtarja e hetimit paraprak dhe ajo që lëshoi masat e sigurisë për dosjen “Partizani”, mes të cilave “Detyrim për t’u paraqitur” dhe më pas “Arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Sali Berisha. Pas kësaj, Inspektori i Lartë i Drejtësisë regjistroi një hetim disiplinor ndaj gjyqtares.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights