Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Samitin “Në mbrojtje të demokracisë”, që po zhvillohet në Barcelonë, Spanjë.
Në nisje të samitit, kryeministri Rama u prit nga kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez.
Punimet e samitit do të përqendrohen në tema kyçe si “Institucionet dhe multilaterizmi” si edhe “Dezinformimi dhe teknologjia digjitale”, ku një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet rregullimit të mjedisit digjital për të luftuar dezinformimin, forcimit te institucioneve demokratike dhe multilateralizmit, si dhe luftës ndaj pabarazive si themel për një demokraci të fortë.
Në kuadër të Samitit, Kryeministri Rama do të zhvillojë edhe takime bilaterale me kryeministrin Sanchez, Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa.
Ditën e djeshme kryeministri Rama dhe delegacioni vizituan Dhomën e Tregtisë së Katalonjës, një nga institucionet më prestigjioze ekonomike në rajonin e Katalonjës.
