Një operacion kontrolli i imtësishëm është kryer në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku kohët e fundit janë transferuar emra të njohur të botës së krimit dhe është nga burgjet më të populluara në Shqipëri.
Rreth 20 automjete të forcave operacionale janë angazhuar në terren, ndërsa pjesëmarrja e një numri të lartë efektivësh tregon për seriozitetin dhe shkallën e lartë të këtij aksioni.
Ky kontroll masiv vjen në një kohë kur siguria në burgje mbetet një nga sfidat kryesore të sistemit penitenciar në Shqipëri, duke shtuar nevojën për kontrolle të shpeshta dhe masa më të forta parandaluese.
