Screenshot 12 696x390

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ka nisur vizitën e tij zyrtare në Prishtinë, Kosovë, ku është pritur nga homologu Ejup Maqedonci.

KosovaPress njofton se Nufi u prit nga homologu Maqedonci me një ceremoni ushtarake.

Pas pritjes ata po zhvillojnë një takim në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, ku më pas dy ministrat do të mbajnë konferencë për media.

Gjatë kësaj jave, ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Ermal Nufi ka takuar edhe homologun kroat, Ivan Anusiç.

Ai ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar tema me interes të përbashkët që lidhen me paqen dhe sigurinë, por edhe “për të thelluar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights