Zbulohen detaje të reja lidhur me mashtrimin në tre call centera në Tiranë.
Indicien e dhanë autoritetet austriake për shtetasit Mateo Hoxha dhe Tedi Agastra përfituan respektivisht 3.2 milionë $ dhe 4.8 milionë $ dollarë në formën e kriptovalutave.
Ndërkohë pas gjurmimit të këtyre kriptovalutave është zbuluar se si këta dy persona arrinin t’i këmbenin ato në valuta të ndryshme. Sipas dosjes, Tedi Agastra në bashkëpunim me babanë e tij, Arbëror Agastra i cili kishte në pronësi një zyrë këmbimi valutor “Alba Forex” ku është dokumentuar këmbimi i kriptovalutave.
Pjesë nga dosja:
Nga ana e autoriteteve Austriake nëpërmjet Oficerit të kontaktit në datë 14.01 jemi informuar se rrjeti i Call Centerave për të cilin po hetohet kishte lidhje me dy shtetas te cilët sipas tyre ishin përfitues fundor të kriptovalutave të këtyre Call Center. Sipas këtij informacioni këta ishin shtetasit Mateo Hoxha, i cili kishte përfituar në total 3.219.915 USD dhe shtetasi Tedi Agastra i cili kishte përfituar 4.811.154 USD.
Në kuadër të hetimit të një procedimi tjetër të zhvilluar pranë kësaj prokurorie konkretisht Procedimit Penal 3167/2024 të realizuar nëpërmjet metodave speciale të hetimit është arritur të dokumentohej dhe në përfundim të lëshoheshin nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë 19 urdhër arreste për veprat penale të “Ushtrimi pa licencë të veprimtarive financiare” dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga nenet 170/ç dhe 180.
Vlen të theksohet fakti se në procedimin e mësipërm njëri nga të arrestuarit ishte dhe shtetasi Tedi Arbëror Agastra, i datëlindjes 19.06.2003. Ky shtetas në bashkëpunim me babain e tij i cili ka zyrën e këmbimit valutor “Alba Forex” të ndodhur në rrugën “Abdyl Frashëri”, ku në procedimin tjetër i është dokumentuar këmbimi i kriptovalutave në para FIAT.
Babai i tij shtetasi Arbëror Agastra është nën masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”. Në lidhje me shtetasit Mateo Hoxha rezulton të jetë njohje dhe punonjës nga muaji Dhjetor 2024 i zyrës së këmbimit valutor “Alba Forex”.
Në datë 20.01.2025 oficeri i kontaktit ka informuar nëpërmjet shkresës përkatëse se në shtetin austriak janë depozituar kallëzime të reja nga shtetas austriakë. E dëmtuara është kontaktuar nëpërmjet telefonit nga këshilltarë financiarë të supozuar dhe është ftuar që të bënte investime në platformën “imctrading”. Transaksionet janë kryer në data të ndryshme.
Pas interesimit të të dëmtuarës në sistemin “OKX”, në datë 01.01.2025 “OKX” ka kthyer informacion të detajuar për trasnaksionet dhe këto transaksione lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me shetasit Mateo Hoxha dhe Tedi Agastra. Të dy këta shtetas gjatë vitit 2024 kanë marrë vlera të konsiderueshme në adresa Kripto dhe më pas i kanë transferuar në adresa të tjera Kripto.
