Kreu i PD-së, Sali Berisha ka lëshuar akuza në drejtim të qeverisë se bën lobingje korruptive që bllokojnë procesin e integrimit.
Ai tha se qeveria nuk jep asnjë informacion mbi procesin në fjalë për opozitën, dhe qytetarët shqiptarë.
“Narkomazhoranca me lobimin e saj arrin që të përjashtojë shqiptarët nga procesi i integrimit. Nëse serbët, maqedonasit, marrin informacion të saktë pas çdo takimi, qeveria shqiptare nuk jep asnjë informacion. Nuk nxjerr asnjë deklaratë apo rresht. E keni dëgjuar raportin IBAR. Është një raport i vlerësimit të ndërmjetëm, të dy kapitujve kryesorë. Duhet ta dini se opozita e merr vesh përmes miqve të saj në takime dhe nuk ka asnjë takim. Nuk është një proces i mbyllur, por aty merr pjesë përfaqësues i qeverisë shqiptare, i cili merr përsipër që mos t’i thotë asnjë fjalë vendit, por kryeministrit të tij. Shqipëria e bazon këtë proces në lobime të turpshme. I bëj thirrje BE dhe vendeve anëtare, të denojnë këtë proaktitë të turpshme. Këtu ngrihen dhe akuzojnë opozitën për fjalimet që mban në Strasburg, për kërkesat që paraqet. Ne kemi deklaruar dhe deklarojmë para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, se ky vend përveç kriterit gjeopolitik, në mënyrë absolute nuk plotëson asnjë kriter tjetër të kërkuar nga BE. Në takime kemi faktuar shkarjen e demokracisë që nga heqja e procesit të monitorimit. Farsa madhore elektorale, kartelet e drogës, bllokimi i tmerrshëm i ndëshkimit dhe arrestimit të Ballukut. Janë këto prapakthehu, kurrë më parë nuk janë dhënë 28 mijë hektarë kanabis në fushatë elektorale dhe nuk janë falur 2 mld euro gjoba dhe kamata.”, tha ai.
