Nga Samiti i Diasporës që po mbahet në Tiranë, në ditën e tij të dytë, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, tha se duhet të krijojmë rrjetet tona të të zgjedhurve, por dhe të anëtarëve të grupeve të këshilltarëve të ardhur nga diaspora.
Nga ky samit i 4, një prej gjërave që duhet ta mendojmë për samitin e 5-të, të krijojmë dhe rrjetet tona të të zgjedhurve, por dhe të anëtarëve të grupeve të këshilltarëve. Janë dy organizime që do të na bënin më mirë për të qenë më të sinkronizuar me njëri-tjetrin.
Mesazhi i këtyre samiteve është për tu bërë bashkë. Zgjedhjet e fundit ishin një fitore e madhe e demokracisë sonë që ishte e cunguar për 35 vite më radhë për sa kohë ata që janë motori i ekonomisë sonë, diaspora, nuk merrnin dot pjesë në zgjedhje”
