Edi rama

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë të hënë, më 13 prill, në qytetin bregdetar të Vlorës.

Ai e ka nisur ditën me inspektimin e projektit “Lungomare 4” pranë Plazhit të Vjetër.

Gjatë kësaj vizite, Rama shoqërohet nga kryetarja e bashkisë Brunilda Mersini dhe përfaqësues të tjetër të pushtetit lokal, si dhe inxhinierë të projektit.

Shëtitorja “Lungomare 4” është pjesë e strategjisë për përmirësimin e cilësisë së hapësirave publike, rritjen e aksesueshmërisë dhe promovimin e turizmit bregdetar, duke krijuar një ambient më të sigurt dhe tërheqës për qytetarët dhe vizitorët.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights