Thumbs b c 0b886faab1f2f3630b657dab7a269892 696x392

Evropa politike reagoi ndaj fitores së pro evropianit, Peter Magyar në zgjedhjet parlamentare hungareze, të cilat shënojnë fundin e mbretërimit 16-vjeçar të kryeministrit Viktor Orban.

Orban është një aleat i ngushtë edhe i presidentit amerikan, Donald Trump edhe i atij rus, Vladimir Putin.

– Franca – 

“Franca mirëpret një fitore për pjesëmarrjen demokratike, për angazhimin e popullit hungarez ndaj vlerave të Bashkimit Evropian dhe për Hungarinë në Evropë”, deklaroi presidenti Emmanuel Macron, i cili foli me Peter Magyar, në platformën X.

Nga ana e tij, Jordan Bardella, president i partisë franceze të ekstremit të djathtë ”Rassemblement National”, i bëri homazh Viktor Orbanit si “një patriot i madh”.

– Gjermania –

“Pres me padurim të punoj me ju”, shkroi kancelari Friedrich Merz në X, duke shtuar “le të bashkojmë forcat për një Evropë të fortë, të sigurt dhe mbi të gjitha, të bashkuar”.

– Mbretëria e Bashkuar –

“Ky është një moment historik, jo vetëm për Hungarinë, por edhe për demokracinë evropiane”, shkroi kryeministri britanik Keir Starmer në X.

– Italia –

Ndërsa kryeministrja italiane Giorgia Meloni përgëzoi Peter Magyar për “fitoren e tij të qartë zgjedhore”, ajo gjithashtu falënderoi “mikun e saj Viktor Orban për bashkëpunimin intensiv të viteve të fundit”.

– Spanja –

“Sot, Europa dhe vlerat evropiane mbizotërojnë. Urime të gjithë qytetarëve hungarezë për këto zgjedhje historike”, shkroi Sánchez në X.

– Institucionet evropiane –

“Hungaria ka zgjedhur Evropën”, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në X, në anglisht dhe hungarisht.

“Sonte, zemra e Evropës rreh pak më shpejt në Hungari”, theksoi ajo.

“Vendi i Hungarisë është në zemër të Evropës”, shtoi Roberta Metsola, ndërsa presidenti i Këshillit Evropian, António Costa vlerësoi “shpirtin demokratik” të popullit hungarez.

– Ukraina –

“Urime Peter Magyar dhe partisë TISZA për fitoren e tyre të thellë (…). Jemi gati për takime dhe punë të përbashkët konstruktive në interes të të dy kombeve, si dhe për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Evropë”, shkroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në X.

“Populli hungarez i ka dhënë një ‘jo’ të qartë dhe kategorike çdo përpjekjeje për ta rikthyer vendin e tyre në orbitën e Moskës”, komentoi gjithashtu kryeministrja ukrainase Yulia Svyrydenko në X.

– Estonia – 

Kryeministrja estoneze Kristen Michal përshëndeti “një zgjedhje historike në favor të një Hungarie të lirë dhe të fortë brenda një Evrope të bashkuar, duke hedhur poshtë forcat që shpërfillin interesat e tyre”.

– Irlanda – 

“Pres me padurim të punoj me kryeministrin e zgjedhur të Hungarisë për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe midis Irlandës dhe Hungarisë, bazuar në anëtarësimin tonë të përbashkët në Bashkimin Evropian dhe angazhimin tonë ndaj vlerave të përbashkëta”, shkroi kryeministri Michael Martin në X.

– Kroacia – 

“Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis Kroacisë dhe Hungarisë, si në nivel dypalësh ashtu edhe në nivel evropian”, tha kryeministri kroat Andrej Plenković në X, pasi foli në telefon me Peter Magyar.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights