Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura, më të theksuara në relievet kodrinore – malore të vendit.
Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në zonën e veriperëndimit dhe relievet malore në lindje pas orëve të pasdites.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 18 m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 11/26 | Diell re |
| Kukës | 10/22 | Diell re shi |
| Lezhë | 8/26 | Diell re |
| Dibër | 5/23 | Diell re |
| Durrës | 10/27 | Diell re |
| Tiranë | 11/28 | Diell re |
| Elbasan | 10/29 | Diell re |
| Berat | 9/29 | Diell re |
| Vlorë | 12/27 | Diell re |
| Korçë | 6/17 | Diell re |
| Gjirokastër | 7/28 | Diell re |
| Sarandë | 11/27 | Diell re |
