Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 

Lideri i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, ka thënë të
premten se e ka urdhëruar kryeministrin e vendit ta kontaktojë Poloninë, dhe se
është i gatshëm për bisedime për shkak të rritjes së tensioneve kufitare mes
anëtares së NATO-s dhe aleates së Rusisë.

Javën e kaluar, Polonia tha se dy helikopterë bjellorusë e
shkelën hapësirën e saj ajrore dhe e arrestoi një burrë bjellorus, nën dyshimin
se ishte pjesë e “zinxhirit të spiunazhit rus”.

Marrëdhëniet mes Minskut dhe Varshavës, të ngrira tash e sa
vite, u përshkallëzuan qëkur Lukashenka e lejoi Moskën ta përdorë territorin
bjellorus për ta sulmuar Ukrainën.

Tensionet u përshkallëzuan edhe më shumë kur Minsku u bë bazë
e re e luftëtarëve të grupit mercenar nga Rusia, Wagner. Polonia e quajti këtë
kërcënim dhe si pasojë e përforcoi mbrojtjen kufitare.

Zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë, Pawel Jablonski, tha
se nëse lideri bjellorus “vërtet dëshiron t’i përmirësojë marrëdhëniet me
Poloninë, atëherë mund ta bëjë këtë në mënyrë shumë të thjeshtë”.

Ai i bëri thirrje Lukashenkas të mos “e sulmojë më kufirin
tonë, t’i lirojë më shumë se një mijë të burgosur politikë dhe [gazetarin
polako-bjellorus] Andrzej Poczobut, ta ndalojë këtë fushatë të urrejtjes, këtë luftë
hibride kundër Polonisë”.

Polonia ka paralajmëruar për provokime që përfshijnë grupin
Wagner, të cilin Lukashenka po e strehon pas kryengritjes së tyre të dështuar
në Rusi në qershor.

 

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights