Kapri

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri deklaroi se ligje me porosi kalojnë numrin e ligjeve normale.

Nga Kuvendi, ai lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama ka marrë në dorë të gjitha pushtetet.

“Sot në rendin e ditës kemi një pr/ligj që hedh poshtë çka u tha këtu. U tha se kishim sjellë 23 pr.ligje për BE. Sot vjen një pr/ligj kur thuhet; vetëm kryeministri ka të drejtë të japë porte turistike. Këto firma me porosi, ligje me porosi e tejkalojnë numrin e ligjeve normale. Tani në fund u tërhoq dhe pr.ligji për Gardën, ku kërkohet se kreu i tij do të zgjidhet nga kryeministri. Pra, çdo gjë do te sjellë kryeministri. Siç vendosi kryeministri që Balluku t’i shpëtojë burgun. Sot në GJL po votohet që të korruptuarit të lirohen nga burgu.”, tha ai.

Niko Peleshi: Kërkesa për mocion me debat është rënë dakord nga ju personalisht dhe nga gjithë anëtarët e Konferencës. Keni rënë dakord që mocioni do të zhvillohet në sesionin e dytë, nuk ka datë. Nëse dëshironi mund të merrni procesverbalin dhe ta bëni publike. Unë mbaj përgjegjësi për këtë që them. Unanim me konsensus të plotë ju keni vendosur në këtë mënyrë. Pra nëse keni rëndë dakord për të tejkaluar afatin 30 nuk mund t’i kërkoni llogari kryetarit të Kuvendit. Ju keni të vërtetën tuaj, unë them të vërtetën sipas procesverbalit. Sa i përket listës së projektligjeve sërish mu drejtuat personalisht, unë them se nuk fshihet asnjë listë integrale e projektligjeve që lidhen me procesin e integrimit. Dhe nuk besoj se ekziston ndonjë deputet dhe ndonjë projektligj që nuk ka qenë i informuar deputeti lidhur me integrimin.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights