1200 630 1769705042x900 0 1730153636xmeta kryemadhi 155

Është caktuar data për nisjen e gjykimit ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-deputetes Monika Kryemadhi dhe tre të pandehurve të tjerë.

Raportohet se Gjykata e Posaçme do të zhvillojë seancën e parë më 27 prill, në orën 11:00.

Sipas SPAK, të pandehurit akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.

Gjatë zhvillimit të seancës paraprake, ata mohuan akuzat dhe pretenduan se hetimi ndaj tyre është politik.

Treshja gjyqësore e përbërë nga Etleva Deda, Atalanta Zeqiraj dhe Besmir Stroka kanë caktuar datën 27 prill ora 11:00 si ditën kur do të mbahet seanca e parë e themelit ndaj ish-presidentit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights