Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me 20 ditë deputetin e PD, Flamur Noka pas përplasjeve të fundit në seancën plenare, ku i hodhi ujë Taulant Ballës.
Po ashtu është përjashtuar me 10 ditë edhe deputetja e PD Elda Hoti, e cila tentoi t’i merrte kartën e deputetit socialistes Bora Muzhaqi.
Sakaq, Taulant Balla dhe Albana Vokshi nuk janë përjashtuar, edhe pse ishte kërkuar masë edhe për ta nga grupet përkatëse parlamentare.
