Balluku SPAK GJKKO1

Apeli i Gjykatës së Posaçme shqyrtoi sot ankimimin e ish zëvendës kryeministres Belinda Balluku, ndaj masës së sigurisë të pezullimit nga detyra.

Në përfundim GJKKO la në fuqi masën ndaj ish- ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Belinda Balluku ankimoi vendimin për masën e sigurisë “pezullim nga detyra”, pas vendimit të GJKKO më datë 22 nëntor.

Gjykata e Posaçme caktoi dy masa sigurie për zëvendëskryeministren Belinda Balluku: “pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” në kuadër të hetimeve për shkelje të barazisë në tenderë.

Disa ditë më vonë, qeveria dërgoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e saj për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Ballukun.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi cenim të ekzekutivit vendimin e Gjykatës së Posaçme për të pezulluar nga detyra ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe zv.kryeministren Belinda Balluku.

Në Kushtetuese kërkesa e qeverisë nuk u morr në shqyrtim pasvitimit 4:4

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights