Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer akuzat në drejtim të opozitës shqiptare, ndërsa ka ironizuar marrëveshjen e lidhur mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë për të shkuar në koalicion së bashku.

Në një takim në Ersekë Rama tha se opozita është aleancë rublash.

Sipas tij qëllimi i opozitës është ndryshimi i sistemit me dhunë.

“Kemi përballë një aleancë politike e cila është në shërbim të parave ruse.

Kur ne dolëm dhe thamë disa kohë përpara që PD financohej nga para ruse për të rrëzuar qeverinë tonë në zgjedhjet e shkuara, shumëkush filloi të përqeshte, ndërkohë që të tjerë që ju i ndiqni për fat të keq, se nuk ka të tjerë nëpër këto klubet e mbrëmjeve të komenteve, të TV, së bashku me ata që i morën këto para, thanë se kjo është sajesë e Ramës dhe e Sorosit.

Por na doli nga raporti i CIA-s që PD është financuar nga paratë ruse për të rrëzuar qeverinë tonë dhe për të fituar zgjedhjet.

Sot nuk flasim më për PD, se nuk e dimë se ça është më. Por ajo aleanca, për të cilën deri dje më thoshin; Ç’ke me ata, njëri është plak në pension, tjetri në presidencë, pse i thua Lulit; Lulëzim ndahu nga ata të dy.

S’paska qenë e thjeshtë. Ajo është aleancë rublash që synon të arrijë aty ku u synua dhe më parë me financimin rus, në krijimin e një konflikti social për të realizuar atë që nuk kanë nguruar ta thonë asnjëherë, ndryshimin e pushtetit jo me votë, por me dhunë.

Me presion, me detyrim për ndryshim të rregullave të qeverisë në tavolinë. Këtu lidhet dhe historia e thikës së ngulur në shpinën e UÇK.”, tha Rama.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights