Kurti abd 696x385

Kuvendit të Kosovës i kanë mbetur edhe 22 ditë afat për zgjedhjen e presidentit të ri në vend.

Për këtë çështje,  sot krerët e partive politike do të rinisin serinë e takimeve për këtë qëllim.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti pritet të takohet sot rreth orës 11:00 me të parin e LDK-së, Lumir Abdixhiku në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka konfirmuar që Kurti dhe Abdixhiku do të takohen të hënën.

Derisa kriza institucionale po vazhdon, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka marrë të shtunën ushtrimin e detyrës së presidentes nga Vjosa Osmani.

Sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë afat që deri më 28 prill të zgjedhin presidentin e ri të vendit.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit të 28 dhjetorit ka fituar mbi 51 për qind të votave.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights