92b5515c d25b 430b 8411 f7e6cb24bcf2

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, sqaroi sot funksionimin e Korporatës Shqiptare të Investimeve gjatë një interpelance në Kuvend, duke kundërshtuar pretendimet e deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

Ibrahimaj bëri të ditur se korporata u krijua në vitin 2019 me qëllim që shteti të mos mbetet pasiv në zhvillimin ekonomik, por të ketë një rol aktiv në menaxhimin e pronës shtetërore dhe zhvillimin e projekteve.

“Nuk kemi krijuar një model nga zero, korporata është krijuar në bazë të modeleve që funksionojnë në Evropë. Është brenda një logjike dhe vizioni të qeverisë për të gjeneruar të ardhura. Sa i takon menaxhimit, bëhet në 2 nivele, drejtori ekzekutiv dhe këshilli mbikëqyrës, pjesa më e madhe është e pavarur. Vetëm 2 nga 7 anëtarë të bordit janë funksionarë shtetërorë. Gjithë korporata apo rregullat të funksionimit janë të bazuara në balancë, kontroll dhe pavarësi institucionale në vendimmarrje. Nuk kemi një centralizim”, tha Ibrahimaj.

Gjithashtu, Ibrahimaj theksoi se gjatë vitit 2024 Korporata është përqendruar në zhvillimin e planeve të biznesit, duke përdorur prona shtetërore të degraduara me një vlerë të ulët dhe duke i zhvilluar ato në partneritet me sektorin privat, si pjesë e politikës “Shqipëria 1 euro”.

“Përdorimi  i pronës shtetërore ka filluar që me politikën Shqipëria 1 euro, është një politikë e PD e vazhduar nga ne. Merret pronë që është aset i degraduar me një vlerë të ulët dhe në partneritet me privatin e zhvillon pronën”, tha Ibrahimaj.

Sipas ministrisë, ky model synon të sjellë investime dhe zhvillim ekonomik, duke garantuar një menaxhim transparent dhe profesional të pronës shtetërore.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights