3540301acd9aaf66cb8badd9e167b78e 696x696

Italia po përballet me një valë të fortë moti të keq që prej gati 72 orësh duke goditur veçanërisht rajonet e qendrës dhe jugut përgjatë bregdetit adriatik.

Ngjarja më e rëndë është regjistruar në Molise, ku është shembur ura mbi lumin Trigno përgjatë rrugës shtetërore ”16 Adriatica”, në zonën e Montenero di Bisaccia.

Rruga ishte mbyllur që një ditë më parë për shkak të rritjes së nivelit të lumit, i cili më pas doli nga shtrati.

Si pasojë, janë ndërprerë edhe lidhjet rrugore me Abruzzon, ndërsa trafiku hekurudhor në linjën “Adriatica” mbetet i bllokuar mes Fossacesia dhe Porto di Vasto për shkak të daljes nga shtrati të lumit Osento.

Situata ka krijuar vështirësi të mëdha për udhëtarët.

Rreth 800 persona kanë mbetur të bllokuar në stacionin e Pescarës gjatë natës, në pritje të transportit me autobusë, ndërsa probleme të ngjashme janë raportuar edhe në Ancona.

Në Abruzzo, një tjetër problem ka goditur spitalin e Pennes, i cili ka mbetur pa furnizim të drejtpërdrejtë me ujë pas dëmtimit të një tubacioni.

Autoritetet kanë ndërhyrë me autobotë për të garantuar shërbimet.

Ndërkohë, në Marche një rrëshqitje toke ka izoluar rreth 90 banorë në zonën Pozza të Acquasanta Terme.

Në Puglia, situata është përmirësuar pjesërisht, pasi qarkullimi hekurudhor mes Foggia dhe Caserta është rikthyer pas përmbytjeve.

Autoritetet vijojnë monitorimin e digave, përfshirë Liscione dhe Occhito, ndërsa alarmi mbetet i lartë për shkak të reshjeve të vazhdueshme dhe rrezikut të përmbytjeve të tjera

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights