Është shtyrë seanca gjyqësore për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe të pandehurit e tjerë. Seanca e radhës është caktuar në datën 15 prill, në orën 10:30. Gjykata mori kohë për t’u shprehur në lidhje mbi kërkesat dhe provat.
Raportohet se në seancën e sotme, 2 prill, prokuroria paraqiti kundërshtimet përsa u përket kërkesave për provat e bëra nga të pandehurit. SPAK tha se nuk janë në rastet për ndryshimin e masës së Andia Pustinës.
Sali Berisha akuzohet në këtë dosje për korrupsion pasiv. Jamarbër Malltezi e Fatmir Bektashi akuzohen për korrupsion e pastrim parash ndërsa dy të pandehurit e tjerë vetëm për pastrim parash.
Kryetari i Partisë Demokratike dhe dhëndri i tij janë nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe përgjatë hetimit kanë mohuar akuzat. Ndërsa biznesmeni Fatmir Bektashi është hetuar nën masën detyrim paraqitje.
Xhimi Begeja e Andia Pustina janë hetuar në gjendje të lirë gjatë kësaj kohe.
